Avionët luftarakë brazilianë, të mbiquajtur “Herkulët” kanë mbërritur në Amazonë për të luftuar me flakët duke hedhur mijëra litra ujë mbi vatrat e zjarrit në pyllin tropikal më të madh të globit. Avionët janë pjesë e masave të ndërmarra nga qeveria braziliane pas thirrjes ndërkombëtare për të shpëtuar atë që konsiderohet si mushkëria e planetit.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro autorizoi operacionet e personelit ushtarak në shtatë shtete që ndodhen në Amazonë. Sipas të dhënave të fundit, që prej 24 gushtit janë hapur 80 000 vatra zjarri, shifra më e lartë që prej vitit 2013. (A2 Televizion)