Caktohet data e nisjes së kampionatit të ardhshëm italian, ndryshime të mëdha në Kupë

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 07:37 | Futboll
Caktohet data e nisjes së kampionatit të ardhshëm italian,

Tashmë është zyrtarizuar se kampionati i ardhshëm i futbollit italian për sezonin 2021-2022 do të nisë më 22 gusht dhe do të përfundojë më 22 maj 2022.

Vendimi u mor pas një takimi të Këshillit të Ligës së Futbollit italian që u mbajt mbrëmjen e së mërkurës. Aktiviteti do të ketë një ndërprerje të shkurtër në dimër nga data 23 dhjetor deri më 6 janar të vitit të ardhshëm.

Ndryshime të mëdha vijnë në Kupën e Italisë, e cila kësaj here do të ketë një format krejt të ri, ku do të marrin pjesë vetëm 40 skuadra nga Serie A dhe Serie B.

Kupa e Italisë do të nisë më 15 gusht dhe menjëherë do të zbresin në fushë 12 skuadra të Serie A. I gjithë ndryshimi ka si synim t’i japë më shumë vlerë, ta bëjë më atraktiv turneun dhe të krijojë sfida që mund të ndiqen në televizor.

Mes të tjerash, mësohet se Serie A do t’i kërkoi FIGC të modifikojë dhe formatin e kampionatit të të rinjve dhe ta bëjë me 18 skuadra nga 16 që ka aktualisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos