Brenda 10 minutash shënohen 3 viktima nga mbytja në det

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 11:58 | Kronikë
Brenda 10 minutash shënohen 3 viktima nga mbytja në det

Vetëm paraditen e sotme janë shënuar tre viktima nga mbytja në det në vendin tonë. Një 59-vjeçar i identifikuar nga policia me iniciale H. H. është mbytur rreth orës 11:15 të ditës së sotme në plazhin e Velipojës.

Ndërkohë që 10 minuta më vonë dy persona janë mbytur në plazhin e Spillesë. Policia njofton se bëhet fjalë për dy të moshuar; M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç. Ata kishin ardhur me pushime  nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos