Lëviznin me kokainë për ta shitur, arrestohen 5 persona në Lezhë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 11:46 | Kronikë
Lëviznin me kokainë për ta shitur, arrestohen 5 persona në

Policia e Lezhës ka goditur një rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Pesë persona u arrestuan në fshatin Tale të Lezhës, pasi u kapën duke qarkulluar me një automjet, ku kishin lëndë narkotike të ndarë në doza gati për ta shitur.

“Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Altin Biçaku dhe pasagjerë shtetasit Fatmir Suti, Ervistjan Gjergji, Bongjov Korriku dhe Arsid Stojani është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë , e ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celular. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bënë arrestimin  në flagrancë shtetasve: Fatmir Suti, 29 vjeç, Ervistjan Gjergji 23 vjeç, Altin Biçaku, 29 vjeç, Bongjov Korriku 21 vjeç dhe Arsid Stojani 23 vjeç, të gjithë banues në Kurbin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kryerjes veprimeve hetimore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, shtetasi Fatmir Suti ka tentuar të largohet duke u hedhur nga dritarja, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë, pa probleme për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos