Hidhet nga shkëmbi për video spektakolare, vdes ish-futbollisti

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 19:05 | Futboll

Një ish-futbollist i Vitesse, Mourad Lamrabatte, ka ndërruar jetë gjatë pushimeve në Majorka të Spanjës, pasi u hodh nga një shkëmb i lartë.

Ai nuk e llogariti mirë hedhjen dhe përpara se të binte në ujë, u përplas me disa shkëmbinj.

Gjithçka është xhiruar nga bashkëshortja e tij, e cila dëgjohet në video duke ulëritur “O Zot i madh”, në momentin që marokeni përplaset me shkëmbin.

Autoritetet thonë se Lamrabatte ndërroi jetë jo nga përplasja e fortë, por nga mbytja në ujë pas saj, duke qenë se kishte humbur ndjenjat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos