Historia e tregut të komunikimeve me konkurrencën

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 18:07 | Ekonomi
Historia e tregut të komunikimeve me konkurrencën

Tregu i komunikimeve celulare në Shqipëri ka një histori problemesh me konkurrencën dhe abuzimi me pozitën dominuese të operatorëve kryesorë.

Një vit më parë, Autoriteti i Konkurrencës gjobiti dy kompanitë më të mëdha, Vodafone dhe Telekom Albania në masën 0.02% të xhiros, për shkak se nuk kishte zbatuar detyrimin për të publikuar çmimin për njësi për minutat, mesazhet dhe MB të paketave standarde. Kjo gjobë u përkthye në rreth 3 milionë lekë për Vodafone dhe 1.7 milionë lekë për Telekom Albania.

Vitin e kaluar, këto dy kompani paguan gjithashtu gjobën prej 211 milionë lekësh, të vendosur në vitin 2007. Asokohe Konkurrenca shpalli se Vodafone e AMC kishin abuzuar me vite, duke aplikuar çmime shumë të larta dhe duke dëmtuar konsumatorët.

Përgjatë viteve, Konkurrenca dhe AKEP kanë zhvilluar një sërë hetimesh në këtë treg, duke kërkuar gjithmonë masa për të afruar çmimet në mesataren e rajonit dhe për të lehtësuar konkurrencën mes operatorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos