Historia me fund të lumtur e vogëlushit që jetoi 525 ditë me një zemër artificiale

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 19:11 | Bota
Historia me fund të lumtur e vogëlushit që jetoi 525 ditë me

Një fëmijë 7-vjeçar iu nënshtrua me sukses një transplanti pasi kishte pritur për më shumë se 525 ditë në spitalin “Regina Margherita” në Torino, i lidhur me një zemër artificiale.

Ky është një rekord i vërtetë që pati një fund të lumtur, pas më shumë se një viti e gjysmë, për një “hero” të vogël që kishte nevojë për një zemër në kardiokirurgjinë e spitalit pediatrik të Torinos.

Vogëlushi tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe ka dalë nga spitali duke e marrë veten.

Ai ka lindur në Marok dhe prej verës së vitit 2019 kishte shfaqur problem të insuficiencës kardiake. Pasi qëndroi për një kohë të gjatë në spitalin e Ligurias, djali u transferua në “Regina Margherita” ku u fut në terapi intensive në pritje të transplantit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos