Historiani: Xhafer Deva u konfliktua me Hitlerin sepse mbrojti hebrenjtë, u respektua në SHBA

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 07:27 | Aktualitet

Përkundër polemikave të ditëve të fundit lidhur me figurën e Xhafer Devës, historiani Jusuf Buxhovi mendon se ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë në kohën e pushtimit nazist nuk duhet anatemuar patjetër. Figura e tij, sipas Buxhovit, është komplekse. “Xhafer Deva duhet të shihet në kuadër të rrethanave të kohës, ai nuk ka qenë as nazist e as fashist. Qeveria e asaj kohe ka qenë nga të vetmet në Europë që i ka marrë në mbrojtje hebrenjtë. Ai ka qenë i respektuar në SHBA, ka dhënë madje mësim në një universitet hebre në Kaliforni. Në këtë moment, Deva paraqet një figurë të rëndësishme kombëtare, e jo t’i vihet epiteti kolaboracionist apo Kuisling”, tha Buxhovi në një intervistë për A2 CNN. Sipas tij, Deva, pjesë e kabinetit të Rexhep Mitrovicës në vitet 1943-44, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me qeverinë gjermane për çështjen e hebrenjve, por ka luftuar serbët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos