“Të zgjedhim Bashën”, folësi ngatërron Lulzim gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 18:05 | Aktualitet

Gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar të Bashkisë së Vorës, nga radhët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, një prej folësve në podium tha se të gjithë bashkë duhet të zgjidhnin Lulzim Bashën kryetar, duke e ngatërruar me Lulzim Vranën, kandidatin e zgjedhur nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit. Pas lapsusit e gjithë salla shpërtheu në të qeshura dhe në ovacione duke thërritur emrin e Berishës, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në sallë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos