Përballja mes Shqipërisë dhe Finlandës nuk është vetëm një duel për pikët dhe kreun e grupit, por edhe një përballje mes dy skuadrave që kanë potencial dhe karakteristika të ndryshme.
Në aspektin e vlerës së tregut, Kombëtarja shqiptare vlerësohet rreth 83.8 milionë euro, sipas të dhënave të publikuara për lojtarët me vlerë të llogaritur. Një shifër që tregon se kuqezinjtë kanë në përbërje futbollistë me peshë në tregun europian.
Në krahun tjetër, Finlanda vlen më pak. Sipas Transfermaket , skuadra kushton në total 61.6 milionë euro. Por ajo që bie më shumë në sy është organizimi defensiv. Në katër ndeshjet e para të grupit, finlandezët kanë pësuar vetëm dy gola, duke regjistruar dy ndeshje pa pësuar gol.
Shqipëria, ndërkohë, ka shënuar tetë gola dhe ka pësuar tre. Diferenca në shifra tregon se përballë do të jetë një kundërshtar që di të mbrohet, por edhe të shfrytëzojë hapësirat.
Një tjetër detaj interesant është se Finlanda ka një golavarazh më të mirë, 9-2, ndërsa Shqipëria ka grumbulluar nëntë pikë, dy më shumë se finlandezët.
Një statistikë tjetër interesante është se Shqipëria ka fituar pesë nga nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi 5 fitore, 1 barazim, 3 humbje ndërsa Finlanda ka humbur shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit jashtë fushe me 2 fitore dhe 7 humbje
Kjo e bën sfidën në Tiranë edhe më vendimtare për objektivin e kuqezinjve. Kombëtarja shqiptare ka vetëm një synim vendi i parë në grup C1 të Nations League. (A2 Televizion)