Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Parlamenti. Situata u tensionua menjëherë sapo mbërritën protestuesit e parë, të cilët u përpoqën sërish të çanin gardhin rrethues në hyrje të godinës së Kuvendit, çka ka sjellë edhe reagimin e Policisë. U raportua edhe për një oficer të lënduar, ndërsa protestuesit u panë duke u larguar me shpejtësi. (A2 Televizion)
“Hodhën gaz, hodhën gaz”, protestuesit largohen pasi Policia hedh gaz lotsjellës te Parlamenti
