Homazhe për Rugovën, Meta: Vizioni i tij, shembull frymëzimi

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 15:03 | Kosova
Homazhe për Rugovën, Meta: Vizioni i tij, shembull frymëzimi

Presidenca Meta zhvilloi homazhe pranë memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

“Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën – shkruan Meta në Facebook - kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetese në rajon, janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale”, thekson kreu i Shtetit.

Sipas Metës, “Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos