Homazhet për epopenë e UÇK, Kurti: Prekazi, kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 18:50 | Kosova
Homazhet për epopenë e UÇK, Kurti: Prekazi, kryeqytet i

Kosova vijon me evente të ndryshme përkujtimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, zhvilluan një vizitë në familjen Jashari. Gjithashtu, ata bënë homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari”, në Prekaz.

Aty, të dy krerët institucional, thanë se familja Jashari e ka vulosur shtetësinë e Kosovës.

“Liria jonë i ka rrënjët të dëshmorët e kombit, te gratë dhe burrat që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë tonë e mbi të gjitha nga Jasharët. Ne duhet të mirëmbajmë trungun që del prej këtyre rrënjëve e që është shteti, degët që dalin prej trungut e që janë institucionet e organet shtetërorë, gjethet që bëjnë pemët e që janë partitë politike dhe organizata të ndryshme në vend, kurse frytet janë mirëqenia që duhet të ndahet e shpërndahet tek qytetarët. Prekazi është vendi prej ku ne marrim frymëzimin për të punuar për vendin tonë”, ka deklaruar Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos