Hoti: Synimi i Putin, demilitarizimi i Ukrainës dhe ndërtimi i një Rusie të Madhe

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 15:47 | Aktualitet

Synimi i presidentit rus Vladimir Putin është demilitarizimi i Ukrainës, aneksimi i një pjese të saj dhe ndërtimi i një Rusie të Madhe. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 CNN, pedagogu Dritan Hoti. “Synimi i Putin është e kombinuar me mesazh taktik për njohjen e republikave. Kërkon demilitarizimin e Ukrainës duke aneksuar një pjesë të Ukrainës. Ai po kërkon të ndërtojë një Rusi të Madhe të mbështetur me komunitetin etnolinguistik. Putin e sheh Ukrainën të lidhur me çështjen kombëtare ruse dhe të lidhur me të shkuarën historike dhe të tashmen”. Për Hotin një Ukrainë në NATO do të thoshte rrezikshmëri ushtarake për Rusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos