Çfarë po ndodh te Kukësi? Prishet plani “Gega”, emërohet përkohësisht ish-kapiteni

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 11:16 | Futboll
Çfarë po ndodh te Kukësi? Prishet plani “Gega”,

Në orët e para të së dielës u raportua se Kukësi e kishte zgjedhur Skënder Gegën për të drejtuar skuadrën në pjesën e mbetur të kampionatit, por nuk është kështu.

E ndërsa po bëhej gati dhe prezantimi i trajnerit që u shpall kampion me Partizanin në sezonin e fundit, palët nuk kanë arritur akordin përfundimtar.

Bëhet me dije se presidenca e ekipit verilindore dhe trajneri Skënder Gega nuk kanë rënë dakord për kontratën që duhej të nënshkruhej në orën 16:00 të së dielës.

Për këtë arsye klubi i Kukësit njofton se nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe do të drejtohet përkohësisht nga ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet pas një aventure të suksesshme si futbollist.

Ndërkohë, në orët e fundit, është mësuar se trajneri i ri do të jetë Orges Shehi, i cili aktualisht ndodhet në Spanjë dhe deri në ardhjen e tij, skuadra do të drejtohet nga Hallaçi.

Klubi i Kukësit një ditë më parë shkarkoi Shpëtim Duron nga detyra pas barazimit të arritur në Durrës përballë Teutës vendase me rezultatin 2-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos