Tifozët e Bayern ofendojnë pronarin e Hoffenheim, ndërpritet për disa minuta ndeshja

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 17:24 | Futboll

Disa parulla tepër ofenduese ndaj pronarit të Hoffenheim, Dietmar Hopp, nga ana e tifozëve të Bayern Munchen, detyruan arbitrin e takimit të ndërpriste ndeshjen dy herë, duke i dërguar të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Një prej parullave e etiketonte pronarin e klubit të qytezës së vogël gjermane si “bir k.....”, diçka e konsideruar si e papranueshme nga ana e arbitrit.

Të gjithë lojtarët e Bayern, që po fitonte 6-0, shkuan poshtë tribunës së tifozëve duke i kërkuar të hiqnin parullat ofenduese, ndërsa në fushë u futën edhe trajneri Hansi Flick, drejtori sportiv Salihamidzic, por edhe Oliver Kahn e Karl-Heinz Rummenigge.

Rummenige dhe Flick u panë më pas në tribunën kryesore duke u përpjekur të ngushëllonin Hopp, i cili dukej tepër i acaruar nga parullat. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos