Humbi Ronaldo, fitoi Georgina

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 08:44 | Showbiz

Portugalia dhe mbi të gjithë Cristiano Ronaldo pësoi një goditje të rëndë mbrëmjen e së dielës, kur u eliminua nga Euro 2020, pasi u mund 1-0 nga Belgjika.

Edhe pse Ronaldo tentoi me të gjitha mënyrat për të lënë gjurmë në këtë sfidë nuk ia arriti. Këtë, gjithsesi, e bëri e dashura e tij Georgina Rodriguez.

27-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen në tribunën e stadiumit të Sevilla, në mbështetje të Portugalisë, por në fund sërish duhet të jetë e lumtur pasi tashmë për të nisin menjëherë pushimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos