I armatosur në autobusin Tiranë - Vorë, arrestohet i riu

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 11:45 | Kronikë
I armatosur në autobusin Tiranë - Vorë, arrestohet i riu

Një ngjarje disi e pazakontë por edhe shqetësuese ka ndodhur sot në Tiranë, me një person që është arrestuar pasi po udhëtonte në autobusin e linjës Tiranë – Vorë i armatosur me një armë zjarri.

Pistoleta ishte gati për përdorim, pasi krehri ishte plot me fishekë.

Kanë qenë pikërisht disa nga pasagjerët e shumtë që ishin të pranishëm në atë moment në mjetin publik që kanë njoftuar forcat e rendit që janë vënë menjëherë në alarm, duke arrestuar shtetasin K.M., vetëm 19 vjeç, lindur në Librazhd por banues në kryeqytet, mbajtje pa leje e armëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos