
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e së enjte në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.
Një automjet i tonazhit të rëndë i drejtuar nga shtetasi S.D. aksidentoi 50-vjeçarin N.Sh. i cili udhëtonte me një biçikletë. Si pasojë e goditjes 50-vjeçari N.Sh. ka marrë plagë të rënda dhe ndërroi jetë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)