
Biznesmeni Ylvi Beqja fitoi statusin e dëshmitarit të mbrojtur në tetor 2016 pasi denoncoi për “gjobëvënie” Emiliano Shullazin.
Por mbrojtja policore dhe strehimi në një vend sekret ka vënë në vështirësi edhe Gjykatën e Tiranës. Nëpunësit e saj nuk kanë mundur të gjejnë adresën e biznesmenit për t’i njoftuar vendimin e një çështjeje ku Beqja është paditur nga një bankë e nivelit të dytë.
Për këtë shkak gjykata ka vendosur të bëjë një shpallje publike të vendimit përmes afishimit të tij pranë vendbanimit të dikurshëm të biznesmenit.
Në procesin “Shullazi” Beqja deklaroi se të pandehurit i kishin marrë 540 mijë euro dhe një pjesë të ish-hotel “Vollga”-s përmes kërcënimit. (A2 Televizion)