I dobishëm rikthimi i “gardës së vjetër” në PD? Dervishi: Do ktheheshin në problem, të federohen në një moment të dytë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 21:19 | Politikë
I dobishëm rikthimi i “gardës së vjetër” në

Analisti Lutfi Dervishi, në “Debat” nga Alba Alishani, theksoi se “ndarja ka qenë pjesë e historisë së Partisë Demokratike”.

Sipas tij, “që nga korriku i vitit 1992, ka pasur ndarjen e parë. Problemi sot është se kjo parti nuk ka dot çdo vektor opozitar të shoqërisë shqiptare. Foltorja po tërheq njerëz të zemëruar për faktin se kanë 8 vite në opozitë dhe nuk shohin më shpresë se do të vijnë në pushtet. Ngjarjet e deritanishme kanë nxjerrë si strumbullar të lëvizjes zotin Berisha, ndërsa Basha ka qenë në pasivitet dhe qëndrimet e tij nuk tregojnë se si do të jetë e ardhmja e tij politike”, tha Dervishi.

Situata brenda Partisë Demokratike është delikate, diçka që po përçan vetë elektoratin blu. Por a mund të ndryshonte diçka me rikthimin e personazheve historikë si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Ridvan Bode dhe të tjerë që kanë dhënë kontribute ndër vite?  Sipas Dervishit, ky ende nuk është momenti i duhur.  

“Në momentin e parë do ktheheshin në një problem. Ndoshta në një fazë të dytë, dhe me një formë të ndryshme nga rikthimi i mirëfilltë,  si krijimi i një konfederate. Ndarjet nga PD, sado të pakonsiderueshme që mund të duken në terma elektorale, janë të dëmshëm sepse nuk prodhojnë dot një fitore”, tha ai.

https://a2news.com/2021/11/02/patozi-ne-te-vjetrit-nuk-jemi-me-te-nevojshem-per-pd-ne/

Dervishi bëri edhe një paralelizëm të suksesshëm në historinë e demokratëve.  “Teknika e  fitores e PD-së në 2005, u frymëzua nga Shtëpia e Lirisë e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, moto ishte ‘të bashkohemi të gjithë’, por për momentin PD duhet të mbledhë veten, dhe më pas të mbledhë ata të larguar nga politikat totalitare brenda partisë. Partia Demokratike ka nevojë për demokratë dhe praktika demokratike, të kthehet një model”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos