Mijëra tifozë në rrugë, koronavirusi nuk pengon tifozët e Liverpool që të festojnë titullin

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 09:58 | Futboll

Rreth 2000 tifozë të Liverpool rrethuan stadiumin Anfield për të festuar titullin kampion që ekipi i tyre i zemrës e fitoi për herë të parë pas 30 vitesh.

Tifozëve iu kërkua që të qëndronin në shtëpi dhe larg stadiumit për shkak të koronavirusit, por kjo gjë nuk ndodhi.

Rreth stadiumit dhe në qendër të qytetit, ata u grumbulluan për të festuar titullin që u zyrtarizua pas humbjes së Manchester City ndaj Chelsea. Tifozët qëndruan në rrugë deri në orët e para të ditës së sotme.

“Kjo është shumë më shumë nga ajo që unë mendoja se do të ishte e mundur. Thjesht e pabesueshme”, tha Jurgen Klopp, trajneri i ekipit, pas zyrtarizimit të titullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos