I fshehur dhe i mbrojtur për mijëra vite, një anije e mbytur në det në Greqi është lejuar që të vizitohet nga publiku për herë të parë këtë javë. Zhytjet nënujore janë të ndaluara në pjesën më të madhe të Greqisë, për të ruajtur thellësitë. Por falë teknologjisë, njerëzit tani kanë mundësi të shijojnë mrekullitë nënujore. Vendi i pagëzuar si “akropoli” nënujor ndodhet pranë ishullit Alonisos në Egje, ku një anije druri mendohet të jetë mbytur në shekullin V para erës sonë, duke marrë me vete mijëra amfora dhe enë balte të përdorura për tregti në Mesdhe. (A2 Televizion)
I fshehur për mijëra vite, “akropoli” i lashtë nënujor hapet për publikun
