
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për veprën për pengimin e drejtësisë dhe ndikimin e pretenduar në dëshmitarët e procesit gjyqësor për krime lufte, dhe u dënua me 17 muaj burgim.
Gjykatësi Kristofer Gosnel ka deklaruar se të akuzuarit, me përjashtim të Hajredin Kuçit, akuzohen për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe rendit publik, përfshirë tentativën dhe kryerjen e veprave në bashkëkryerje, shkruan A2.
"Pretendohet se Hashim Thaçi kishte organizuar tri grupe, në të cilat përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj. Këto grupe dyshohet se ishin organizuar gjatë vizitave të ndryshme në Hagë, gjatë vitit 2023, me qëllim të pengimit të punës së Prokurorisë dhe ndikimit te dëshmitarët që pritej të dëshmonin në procesin gjyqësor", tha ai. (A2 Televizion)