I jepet lamtumira shefit të Krimeve të Vlorës, homazhe në nderim të Ermal Lulajt

Nga Çaku Tafa
17 Nëntor 2026, 11:26 | Aktualitet

I jepet lamtumira shefit të Krimeve të Vlorës, homazhe në

Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Efektivi humbi jetën mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës, pasi automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonte u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje.

Efektivi i ndjerë do të prehet në varrezat e qytetit të Fierit. Nga ora 11:00 deri në 12:00, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij, ku marrin pjesë familjarë, të afërm dhe kolegë. Homazheve u është bashkuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ermal Lulaj ka shërbyer më herët si shef i Antidrogës dhe gjatë karrierës së tij ka mbajtur detyra të ndryshme drejtuese në disa qarqe të vendit. Ai la pas tre fëmijë dhe një dhimbje të madhe te familjarët dhe kolegët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos