SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës

Nga Armand Bajrami
17 Nëntor 2026, 10:09 | Kronikë

SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës

SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg dhe ndalim për të ushtruar funksion publik për 3 vite.

Të pandehur për të njëjtën vepër penale janë marrë Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. Për Spahon kërkohet 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim, si dhe ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite.

I njëjti dënim kërkohet edhe për Andi Bullarin dhe Ledio Xharon.

Hetimi për ish-kryebashkiakun ka nisur pas një referimi nga Policia e Fierit në vitin 2022, lidhur me disa procedura të kryera nga zyrtarët e Bashkisë Divjanë për dhënien me qira të disa trojeve bujqësore. Nga hetimi ka rezultuar se Bashkia Divjakë, e drejtuar nga Fredi Kokoneshi, ka lidhur dy kontrata për dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 67 hektarë, për ndërtim të impianeteve diellorë.

Kontratat janë nënshkruar në qershor 2021 me dy subjekte tregtare private me afat shfrytëzimi 10 vjet. Por ka rezultuar se pasuritë e dhëna, sipas kontratave , më parë ishin regjistruar pranë ASHK-së në pronësi të shtetit si tokë bujqësore.

Sipas hetimit, vetëm 3 muaj para lidhjes së kontratave Bashkia Divjakë i ishte drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, për të ndryshuar kategorinë e truallit nga tokë bujqësore në tokë “pa fryt”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos