Gola dhe asist. Historia e Brajan Grudës, shqiptarit që po shkëlqen me Gjermaninë

Nga Dea Kozma
17 Nëntor 2026, 10:33 | Futboll

Gola dhe asist. Historia e Brajan Grudës, shqiptarit që po

Dy ndeshje, dy gola, dy asist dhe spektakolar me driblimet në fushë. Brajan Gruda po shkëlqen me fanellën e Gjermanisë, ndërsa në Shqipëri lind natyrshëm një pyetje: Si e humbëm këtë talent?

Historia e tij me Kombëtaren kuqezi nisi të merrte vëmendje përpara Evropianit të vitit 2024. Me origjinë shqiptare nga të dy prindërit, 22-vjeçari ishte në planet e FSHF-së dhe të trajnerit Sylvinho. Madje, në përpjekjet për ta bindur ishte përfshirë edhe presidenti Armand Duka.

Por, dëshira e futbollistit ishte ndryshe. Në tetor të vitit 2024, Gruda e bëri të qartë zgjedhjen e tij: ishte lindur dhe rritur në Gjermani dhe zemra i thoshte të përfaqësonte pikërisht këtë vend, shkruan A2.

Dhe deri tani, zgjedhja po shoqërohet me një nisje mbresëlënëse! Në debutimin kundër Serbisë në Beograd, Gruda realizoi gol dhe regjistroi 9 driblime të suksesshme nga 14 tentativa. Ndërsa ndaj Holandës ishte protagonist absolut: një gol dhe dy asistime në fitoren 5-0 të Gjermanisë.

Shpejtësia, teknika, guximi në duelet një kundër një dhe aftësia për të bërë diferencën me topin në këmbë e kanë kthyer në një nga emrat më interesantë të këtij brezi gjerman.

Shqipëria tentoi ta afronte, bëri përpjekjet e saj, por vendimi ishte i vetë futbollistit.

Një talent me rrënjë shqiptare që sot po shkëlqen me ngjyrat e Gjermanisë. Me numrin mitik 10 mbi shpinë, pancerat tani kanë fituar një xhevahir që garanton një të ardhme premtuese.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos