
Një i moshuar në Kavajë ka mbetur i plagosur në Kavajë pasi rreth orës 20:00 të së premtes dy persona hynë për të vjedhur në shtëpinë e tij.
Sipas burimeve nga policia, dy persona të paidentifikuar hynë në shtëpinë e 70 vjeçarit Xh.D. dhe e goditën këtë të fundit me sende të forta.
Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që i moshuari është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë po vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)