Aksident me 4 persona të plagosur në Elbasan

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 16:31 | Kronikë

4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Në aksidentin që u regjistrua pranë fshatit Papër mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip " Toyota", me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, nga një në makinat respektive, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po punon për dinamikën dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos