
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka zhvilluar disa “kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal”. Këto kontrolle janë kryer “për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit”.
“Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht: Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra. Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal”, lexohet në komunikatën e policisë. (A2 Televizion)