I mbylli barin e vetëm të fshatit, banorët heqin kreun e komunës

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2020, 09:41 | Lifestyle
I mbylli barin e vetëm të fshatit, banorët heqin kreun e

Një fshat i vogël spanjoll është bashkuar për të larguar nga detyra kreun e komunës për arsyen se ai mbylli barin e vetëm që ata kishin.

57 banorët e Habalojas hodhën në votë mosbesimi kreun e komunës Enrique Alvarez, i cili mori 18 vota pro dhe 25 kundër, duke lënë kështu detyrën.

Edhe pse kryetari i komunës theksonte se mbyllja e barit nuk ishte përgjegjësi e tij, por një konflikt mes qiradhënësit dhe kreut të mëparshëm të komunës, banorët nuk u bindën, por vendosën ta largonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos