Tashmë jemi në sezonin e mandarinave, dhe jemi mësuar me pamjen e arkave plot me agrumet e shijshme në tregjet e qyteteve tona.
Po sikur një nga këto arka, me rreth 20 kile mandarina të kushtonte gati 10 mijë dollarë, pothuajse 500 dollarë kilogrami i tyre?
Diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në Japoni, dhe mandarinat në fjalë janë një variant i veçantë i prodhuar në prefekturën e Ehimes, në jug të vendit.
Kjo arkë mandarinash është shitur në Tokyo për rreth 10 mijë dollarë Bëhet fjalë për një varietet të rrallë të prefekturës së Ehimes, në jug të vendit Në Japoni frutat kushtojnë relativisht shumë Frutat cilësohen si produkt luksi, blihen në raste festash ose shkëmbehen si dhurata
Pjesërisht pa fara dhe të ëmbla, këto agrume prodhohen vetëm nga 100 persona. Këtë vit cilësia është veçanërisht e mirë, çka ka sjellë edhe çmimet e larta, si kjo e kësaj arke të shitur në tregun Ota të kryeqytetit Tokyo.
Edhe pse mandarinat e Ehimes janë një veçanti, frutat kushtojnë përgjithësisht shumë në Japoni. Ato cilësohen pothuajse si produkt luksi në vendin aziatik, blihen në raste festash ose shkëmbehen si dhurata, traditë kjo shumë e përhapur në shoqërinë japoneze. (A2 Televizion)