Studiuesit kanë zbuluar në një skaj të largët të Siberisë, aty ku mendonin të mos gjenin pothuajse asgjë, një “party” të vërtetë me të paktën 3 mijë pjesëmarrës.
Nuk bëhet fjalë për persona të mërzitura nga masat e distancimit social për shkak të pandemisë, por për një mbledhje gjigantë lopësh deti.
Studiuesit kanë zbuluar të paktën 3 mijë lopë deti në Siberi Zakonisht trikekët jetojnë në ishujt e Arktikut, por shkrirja progresive e akujve i ka shtyrë drejt brigjeve të gadishullit të Yamalit Lopa e detit për shkak të dhjamit, lëkurës dhe vlerës së fildishit të çatajve, ka qenë e gjuajtur masivisht Sot përllogaritet se në gjithë botën mund të ketë rreth 12 mijë të tillë
Këto kafshë që karakterizohen nga mustaqet dhe çatajtë e individëve më të rritur, zakonisht jetojnë në ishujt e Arktikut, por shkrirja progresive e akujve i ka shtyrë drejt brigjeve të gadishullit të Yamalit, në Siberi.
Në pak qindra metra, shkencëtarët që tashmë po i monitorojnë me vëmendje zbuluan 3 mijë ekzemplarë meshkuj dhe femra, që çiftëzohen dhe kalojnë ditë të qeta duke u mbrojtur njëri me tjetrin nga armiqtë e tyre të natyrshëm, si balenat vrasëse dhe ariu polar, por më së shumti nga vetë njeriu.
Trikeku ose lopa e detit për shkak të dhjamit, lëkurës dhe vlerës së fildishit të çatajve, ka qenë i gjuajtur masivisht deri disa dekada më parë, aq sa rrezikoi zhdukjen. Sot përllogaritet se në gjithë botën mund të ketë rreth 12 mijë të tillë, por zbulime si kjo e fundit bëjnë të shpresojnë studiuesit se popullsia po rritet në mënyrë të qëndrueshme. (A2 Televizion)