I mjafton një xhiro e vetme, Leclerc në pole-position në Spanjë

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 18:03 | Sporte të tjera

Një pole position që arriti në momentin më të papritur, ajo që morri në sekondat e fundit monegasku Charles Leclerc në Çmimin e Madh të Spanjës.

Në cirkuitin e Barcelonës, ferraristi shënoi kohën 1’18’’750 në hiron e vetme që kishte në dispozicion, pas një gabimi që i pengoi të konkurronte pothuajse në të gjithë pjesë e tretë të kualifikimeve, ose Q3 siç njihet nga sportdashësit.  

Charles Leclerc, këtë vit pretendent për titull me Ferrarin

Leclerc i parapriu kampionit të botës Max Verstappen me Red Bull, i cili mendohet se do të ketë një avantazh të theksuar në konsumimin e gomave gjatë garës, duke parë edhe temperaturat e larta spanjolle.

Në vendin e tretë u pozicionua ferraristi tjetër Carlos Sainz, i cili i parapriu Mercedesit të britanikut George Russell. Për të gjetur ish-kampionin e botës Lewis Hamilton, duhet të shkojmë në vendin e gjashtë, ndërkohë që 10 pilotët e parë mbyllen nga Mick Schumacher me Haas, i cili arriti pozicionimin më të mirë në karrierë gjatë kualifikimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos