Flamurtari shpallet kampion në basketboll për femra

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 21:18 | Sporte të tjera
Flamurtari shpallet kampion në basketboll për femra

Flamurtari është kampion i Shqipërisë në basketboll për femra. Ekipi i drejtuar nga trajnerja Elona Hasanaj ka fituar edhe takimin e tretë ndaj Partizanit në shifrat 94-58, duke arritur kështu titullin e 24-të në histori.

Ekipi vlonjat ka dominuar gjatë gjithë kampionatit, por edhe në ndeshjet “play off” përballë Partizanit, duke siguruar kështu titullin.

Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje perfekte në Vlorë këtë të diel, ndërsa e ka marrë kryesimin shumë shpejt, duke shkuar në avantazh të thellë teksa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 45-24 pas dy periodave të para.

Edhe pas pushimit, ekipi vlonjat luan mjaft mirë dhe 10 minutat e treta mbyllen në shifrat 70-35. Flamurtari luan më i qetë në 10 minutat e fundit, ndërsa në parket zbresin edhe lojtaret e reja të Flamurtarit, ndërkohë që nuk ndryshon asgjë dhe ndeshja mbyllet 94-58. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos