Ibrahimovic shfrenon fantazinë: Mund të luaj edhe me nipin e Paolo Maldinit, do të ishte një mrekulli

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 09:25 | Futboll
Ibrahimovic shfrenon fantazinë: Mund të luaj edhe me nipin e Paolo

Ibrahimoviç nuk është ende i gatshëm të kthehet në fushë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Napolit, por ai është gjithmonë i “karikuar”. “Ne jemi në një formë të pabesueshme. Po bëjmë me të vërtetë mirë”, u shpreh Zlatan në një intervistë për BBC. “Por ne nuk kemi fituar ende asgjë dhe këtë duhet ta kemi parasysh”, vijoi suedezi.

Edhe pse është duke shkuar 40 vjeç, Zlatan ka treguar në këtë pjesë të parë të sezonit se vazhdon të jetë në një formë të shkëlqyer, ku ka shënuar 11 gola deri tani, 10 në kampionat dhe një në Europa League me skuadrën e Milanit.

“Është një sfidë ndryshe, është një sfidë që më pëlqen, sepse kur ata thonë se është shumë e vështirë, është pothuajse e pamundur dhe këtu unë ndihem i gjallë. Nëse mund të kem sukses dhe nëse jam në gjendje të bëj atë që mendoj se mund të bëj, ndjenja është e mahnitshme sepse është një arritje më e madhe sesa të vish në një top ekip që tashmë është në maje. Jam shumë i motivuar”

“Ndihem sikur kam qenë këtu për disa breza të ndryshme. Kam luajtur kundër Paolo Maldinit dhe tani djali i tij është një shok skuadre. Ndoshta, unë mund të luaj edhe me djalin e Daniel, do të ishte mrekulli”, ka thënë me shaka Ibrahimovic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos