“Mirë se erdhe në familjen bardh e zi Profesor!” Shpëtim Duro, trajner i Laçit

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 21:17 | Futboll
“Mirë se erdhe në familjen bardh e zi Profesor!”

“Mirë se erdhe në familjen bardh e zi Profesor!” Me këtë fjali, skuadra e Laçit ka prezantuar trajnerin e ri të saj, i cili është Shpëtim Duro.

Pas 7 javëve të para të kampionatit, Duro është trajneri i tretë që do të drejtojë kurbinasit, të cilët bënë një paraqitje mjaft të mirë në kupat e Europës në fillim të sezonit, por më pas nisja e sezonit ka qenë për t’u harruar.

Pas shkarkimit të Armando Cungut në javën e katërt, kurbinasit u ndanë edhe nga Stavri Nica. Trajneri që mori drejtimin e ekipit më 1 dhjetor, qëndroi në stol vetëm tetë ditë, duke ndarë rrugët me Laçin.

Sipas klubit, Nica është prekur nga Covid. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CIq0dsdA7nJ/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos