
Sassuolo është surpriza e Serie A deri në këtë pikë të sezonit kur ka nisur të luhet java e 11, në të cilat fitoi minimalisht 1-0 ndaj Beneventos së drejtuar nga Inzaghi
Berardi kthu në gol një 11-metërsh pas vetëm 8 minutash loje, duke krijuar idenë se do të ishte një trepikësh i lehtë për të zotët e shtëpisë, por nuk rezultoi aspak kështu.
Me fillimin e pjesës së dytë, Sassuolo mbeti me një lojtar më pak, pasi sulmuesi i tyre kryes Haraslin u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë ekipin me një lojtar më pak.
Në minutat në vijim, Benevento krijoi shumë raste, por nuk arriti të ndalë Sassuolon, e cila me këto tre pikë ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në renditje, me 22 pikë, 4 më pak se Milani i vendit të parë dhe një më shumë se Interi, i cili renditet i treti. (A2 Televizion)