Liverpool i pathyeshëm, mposht edhe Chelsea-n

Nga A2 CNN
22 Shtator 2019, 21:00 | Futboll
Liverpool i pathyeshëm, mposht edhe Chelsea-n

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë në grupe të Champions League ndaj Napolit, kampionët r Liverpool nuk dinë të ndalen në Premier League, duke marrë këtë herë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Chelsea-t.

Londinezët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por të besuarit e Klopp u treguan cinik në këtë 90 minutësh, duke triumfuar me rezultatin 1-2.

Arnold dhe Firmino e vulosën ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola mjaft të bukur. Në 45 minutat e dyta, të “Blutë e Londrës” luajtën mirë, por arritën të shënojnë vetëm një gol me Kante, duke mos arritur të ndalnin “The Reds”, që pas 6 javëve të parë janë në krye të Premier League me 6 pikë të plota.

Po këtë të diel, Arsenali u rikthye te fitorja duke mposhtur 3-2 Aston Villa-n. Për t’u theksuar është fakti që skuadra e Emery luajti më shumë se një pjesë loje me një lojtar më pak dhe sërish gjeti forca për të triumduar në këtë 90 minutësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos