
Edhe pse është në moshën 36-vjeçare, Franck Ribery, vazhdon të luajë në nivele të larta. Ai u largua nga Bayerni në merkaton e verës duke e vazhduar karrierën e tij te Fiorentina ku menjëherë po kthehet në protagonist.
Francezi ishte një nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e Montella-s në transfertën e vështirë të Atalantës. Megjithatë edhe pse ai gjeti rrugën e rrjetës dhe skuadra ishte në avantazhin e dy golave deri 6 minuta nga fundit, Atalanta bëri mrekullinë duke barazuar rezultatin.
Chiesa realizoi fluturimthi në pjesën e parë pas një goditje nga këndi, duke i dhënë avantazhin Fiorentinës.
Ndërsa në pjesën e dytë ishte Ribery që gjeti golin e parë të tij në Itali, duke dyfishuar shifrat. Por Ilicic dhe Castagne në minutën e pestë të shtesës i hoqën nga duart Fiorentinës fitoren e parë në këtë sezon, duke e lënë atë në vendin e fundit me vetëm dy pikë pas 4 ndeshjeve. (A2 Televizion)