Ikën Griezmann, Barça e zëvendëson me Luuk de Jong

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 08:38 | Futboll
Ikën Griezmann, Barça e zëvendëson me Luuk de Jong

Barcelona ka njoftuar se ka huazuar nga Sevilla sulmuesin Luuk de Jong, disa orë pasi u zyrtarizua largimi i Antoine Griezmann tek Atletico Madrid.

Holandezi u mor në huazim me të drejtë blerjeje, pasi trajneri Ronald Koeman i kishte kërkuar me ngulm klubit një qendërsulmues për të përforcuar sulmin.

https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/1432878742473527297

Interesant është fakti që De Jong është aktualisht futbollisti i dytë me më shumë gola në kompeticionet evropiane (28 gola në 83 ndeshje). Vendin e parë e mban Kun Aguero, me 63 gola në 110 ndeshje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/31/griezmann-rikthehet-tek-atletico-madrid/

A2 CNN Livestream

Latest Videos