Loli: Muzeu Hebraik në Vlorë po bëhet për hallet e Ramës

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 23:21 | Politikë

Egon Loli, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, deklaroi se Muzeu Hebraik në Vlorë po bëhet “për hallet e kryeministrit Rama”.

“Nuk ka asgjë të keqe marrëdhënia ndërshtetërore me Izraelin, por a është marrëdhënie midis dy shteteve apo është marrëdhënie e kryeministrit Edi Rama për hallin e vet? Ai muzeu hebraik këtu po bëhet për hallet e kryeministrit Rama”, tha Loli në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Por, ish-ambasadori Arben Çejku është i një tjetër mendimi: “Unë nuk e di nëse një muze e shpëton dot një kryeministër. Unë nuk besoj. Unë mendoj që është një strategji e turizmit dhe është një ftesë e hapur për hebrenjtë që vijnë në Shqipëri. Unë të garantoj që ne kemi humbur dhe humbim shumë potencial ekonomik, investime dhe miqësi me Izraelin. Unë mendoj që ne duhet të orientohemi në një marrëdhënie serioze me shtetin e Izraelit dhe duhet të shikojmë përtej zgjedhjeve që bëhen në Izrael, sepse ne nuk i diktojmë dot rezultatet”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos