
Jasir Asani vijon të shënojë gola me rregullsi në Champions-in aziatik.
Në ndeshjen e sotme të Esteghlal ndaj Al Gharafa në transfertë, Asani nuk ishte përzgjedhur në formacionin titullar, por u aktivizua në minutën e 32-të. Atij iu deshën vetëm 5 minuta në fushë për të lënë shenjën e tij me një aksion tipik nga e djathta dhe një gjuajtje spektakolare me të majtën që përfundoi poshtë traversës, shkruan A2.
Një gol spektakolar, i cili ishte i dyti në këtë edicion për sulmuesin shqiptar, i cili ndonëse po shënon me rregullsi në radhët e klubit të tij, nuk u preferua nga trajneri Maran në grumbullimin e fundit të Kombëtares. (A2 Televizion)