Një shpërthim me lëndë plasëse dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Fier, në një subjekt privat, raporton A2 CNN.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, kryesisht në derën e jashtme. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
“Rreth orës 02:30, në lagjen ‘Kastriot’, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. (A2 Televizion)