Impakti i pandemisë, Anglia nxjerr 4.6 miliardë paund për bizneset

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 15:40 | Bota
Impakti i pandemisë, Anglia nxjerr 4.6 miliardë paund për

Anglia nxjerr një tjetër pako ndihme financiare prej 4.6 miliardë paundësh për të ndihmuar bizneset e goditura nga pandemia.

Ministri i Financave, Rishi Suna, tha se këto para do të shkojnë kryesisht për ata biznese që u detyruan të mbyllnin aktivitetin për shkak të këtij izolimi të ri, por edhe për të ruajtur vendet e punës.

“Në mënyrë që të mbështesim bizneset përmes kësaj periudhe të vështirë deri në pranverë, sot po njoftojmë 4.6 miliardë paund shtesë për të ndihmuar bizneset në sektorët më të prekur, të cilëve u është kërkuar të qëndrojnë mbyllur. Ata do të marrin deri në 9 mijë paund në një nga grantet me para. Është e rëndësishme të kujtojmë që kjo i shtohet grantit mujor prej 3 mijë paundësh, të cilin bizneset e marrin dhe kjo praktikë do të mbesë deri në prill. Ne qëndrojmë të përkushtuar të mbrojmë vendet e punës dhe të mbështesim bizneset”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos