‘‘Impeachment’’, Trump sulmon ashpër demokratët: Biden dhe djali i tij janë super të korruptuar

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 11:24 | Bota
‘‘Impeachment’’, Trump sulmon ashpër

Presidenti amerikan nuk po e fsheh dot zemërimin kundër demokratëve, pasi këta të fundit u kërkuan zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë të dorëzojnë dokumentet lidhur me bisedën telefonike Trump-Zelenski.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ashpërsoi tonet të mërkurën duke akuzuar liderët demokratë për pandershmëri dhe tradhti. Në shënjestër të sulmit ishte kryesisht kryetari i komisionit të inteligjencës në dhomën e përfaqësueseve, Adam Schiff.

https://a2news.com/2019/10/01/tjeter-telefonate-e-trump-i-kerkoi-ndihme-australise-per-hetimet-mbi-rusine/

 “Informatori ka qenë shumë i pasaktë. Ai nisi gjithçka duke shkruar një raport për një bisedë perfekte. Asgjë të keqe nuk ka aty,  nëse nuk dëgjon variantin e sajuar të Adam Schiff. Praktikisht ai e ka fabrikuar dhe ky është një akt kriminal, tradhtar. Ai është një i mjerë që duhet të dorëhiqet”, deklaroi presidenti.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i kurseu akuzat edhe ndaj rivalit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter.  ”Biden dhe djali i tij janë super të korruptuar. Djali i tij ka përfituar miliona dollarë”, sulmoi Trump.

https://a2news.com/2019/09/30/skandali-ukrainas-trump-meritoj-te-takohem-me-akuzuesin-tim/

Trump përsëriti kërkesën për zbulimin e identitetit të njeriut që nxori në dritë skandalin me Ukrainën, duke thënë se vetëm informatorët e ligjshëm duhet të mbrohen e jo spiunët. Tone të ashpra, presidenti përdori edhe kundër gazetarëve që i drejtuan pyetje të papërshtatshme sipas tij, ndërsa më herët në Twiter akuzoi Adam Schiff dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve “për gjepura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos