
Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë fundit të renditjes së vendeve të G7 për shkallën e vaksinimit të popullsisë kundër Covid.
Në fakt, Amerika renditet e gjashta nga shtatë vende për përqindjen e popullsisë që ka marrë dy doza e vaksinës me vetëm 52.76% të vaksinuar.
Në vendin e fundit është Japonia me 50.04% të vaksinuar ndërsa Kanadaja kryeson renditjen me të paktën 75% të qytetarëve të imunizuar.
Ajo ndiqet nga Franca, Italia dhe Britania e Madhe, me përqindje midis 70 dhe 73%. (A2 Televizion)