Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka kërkon pafajësinë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 14:49 | Aktualitet
Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka kërkon pafajësinë

Lefter Koka i kërkoi pafajësi në Gjykatën e Posaçme për tre akuzat e SPAK kundër tij në çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Përmes një materiali prej 114 faqesh në total avokati i tij tha se Koka nuk ka "shpërdoruar detyrën".

Procedura e kontratës koncesionare është kryer nga një komision 7 anëtaresh, ku vetëm 3 kanë qenë nga Ministria e Mjedisit.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, po paraqet sot para Gjykatës së Posaçme konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Përmes avokatit, që në fillim të seancës, Koka e ka mohuar akuzën e "shpërdorimit të detyrës".

Sipas mbrojtësit, procedurën e koncesionit nuk e hap ministri, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe se çdo vendimmarrje e komisionit ka kaluar edhe në filtrat e Këshillit të Ministrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos