Inceneratori i Fierit, GJKKO pranon caktimin e ekspertëve për gjendjen shëndetësore

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 13:08 | Kronikë
Inceneratori i Fierit, GJKKO pranon caktimin e ekspertëve për gjendjen

Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest në burg" për shkak të gjendjes shëndetësore.

Këtë të hënë, ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa mbrojtësit kanë pretenduar se po kurohet në spital pasi vuan nga probleme shëndetësore.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësorë që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo në qeli.

Arben Dervishaj, është akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/29/gjykata-e-posacme-e-apelit-le-ne-burg-3-te-arrestuarit-per-inceneratoret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos