Incident i rrallë në tenis, Nadal godet veten në fytyrë me raketë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 12:04 | Futboll

Diçka që rrallë herë shihet në fushat e tenisit i ndodhi Rafael Nadalit.

Spanjolli, pasi u përpoq të arrinte një top të vështirë në ndeshjen ndaj Fognini, u rrëzua në tokë me hundën e gjakosur. Nga përsëritja u pa se pasi e ktheu topin, raketa u përplas në tokë dhe më pas në hundë, duke e goditur fort.

Menjëherë erdhi ndërhyrja e mjekëve, që e qepi zonën e dëmtuar për të ndalur hemorragjinë.

Nadal e vazhdoi ndeshjen dhe e fitoi 3-1 me sete, duke kaluar në raundin e tretë të US Open. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos